24.09.2016 · përditësuar para 3598 dite1 min lexim
Paraqitjet e mira në dy ndeshjet e fundit dhe dy supergola besohet t’ia kenë mbushur mendjen trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger, se ardhja e re këtë vit, zvicerani i natyralizuar Granti Xhaka, duhet të luajë nga fillimi.
Kështu beson edhe portali më i madh i futbollit Goal.com, njofton Klan Kosova.
Në supozimin e tyre për formacionin e sotëm të Arsenalit kundër Chelseas, Xhaka do të jetë titullar.
Sipas Goal ai në mesfushë do ta ketë partner spanjollin Santi Cazorla, ndërsa nga minuta e parë pritet të luajë edhe Shkodran Mustafi.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.