Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes në të cilën Zvicra shënoi fitore ndaj Hungarisë me rezultat 3-1.
Xhaka ani se nuk shënoi apo asistoi, dha një kontribut të madh në pjesën e mesfushës, duke ndalur aksione dhe duke krijuar raste për bashkëlojtarët e tij.
Ndryshe, Zvicra i merr tre pikët e para në grupin A, duke u renditur në vendin e dytë, pas Gjeërmanisë që e mposhti Skocinë në ndeshjen hapëse, me rezultat 5-1.
Helvetikët në takimin e dytë do të ballafaqohen me Skocinë, teksa Gjermania me Hungarinë.
Statistikat e Xhakës:
- Bëri më së shumti ndërhyrje të sakta
- Krijoi më së shumti raste
- Kompletoi më së shumti pasime
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.