Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmë ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook, në të cilën shihet mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, duke puthur flamurin kombëtar.
Përkrah fotos Rama ka shkruar “Photo of the Day”.
Kurse Xhaka para pak minutash ka postuar foton e njëjtë ku ka kërkuar nga kryeministri Rama që në ndeshjen e radhës, kundër Portugalisë në Elbasan Arena të bëjë një selfie me të, transmeton Klan Kosova.
Ky është postimi i plotë i Xhakës: “Faleminderit Kryeminstër Edi Rama që zgjodhe këtë foton e ditës e dua selfien e radhës me ty në Elbasan”.