Granit Xhaka u ka premtuar tifozëve të Borussia Monchengladbach se skuadra do të jetë në garë për kualifikim në Evropë, në vazhdim të këtij sezoni.
Granit Xhaka është optimist se Borussia Monchengladbach do të ngjitet në tabelë në Bundesligë.
Madje, ai ka dhënë një premtim për tifozët e skuadrës së tij.
“Ju siguroj se në dimër do të jemi në njëren nga pozitat që dërgojnë në Evropë. Kemi patur fillim të vështirë, por tani jemi këndellur dhe po luajmë mirë. Nëse nuk do të jemi në njërën nga pozitat që dërgojnë në Champions League, ne do të jemi në pozitat që dërgojnë në Europa League për të vazhduar më tutje”, ka thënë Xhaka, shkruan TetovaSot.
Borusia Monchenglabach tani zë pozitën e dhjetë me 12 pikë të grumbulluara.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.