Lajmet e fundit

Granit Xhaka ka zhvilluar ndeshjen e fundit të sezonit me Borussia Moenchengladbach, por që kjo duket se është edhe e fundit me këtë klub.
Forma përshëndetëse ka qenë e veçantë, kur Xhaka është zëvendësuar në minutën e 83-të në fitoren 2:0 Darmstadt.
Ai është duartrokitur dhe përqafuar nga bashkëlojtarët si dhe disa anëtar të stafit teknik.
Një tifoz ka publikuar një fotografi ku ai shihet të përshëndetet me trajnerin e tij gjatë zëvendësimit.
Xhaka është duke u kërkuar nga Arsenal, ndërsa siç është raportuar ka dashur vet që marrëveshja të kryhet para se të fillojë Kampionati Evropian, Franca 2016, transmeton Klan Kosova.