Lajmet e fundit

Mesfushori i Zvicrës, Granit Xhaka njihet për inteligjencën, teknikën dhe shpërndarjen e jashtëzakonshme, por si një lojtar elegant si ai, shpesh si që befasishëm të jetë edhe shpërthyes.
Xhaka është përjashtuar tre herë me karton të kuq sa ishte pjesë e Borussia Moenchengladbach në Bundesliga këtë sezonë, pesë herë në total dhe se është vetëm 23 vjeç.
Kritikët thonë se ai është lojtar që lehtë provokohet dhe që qartë duhet të iu shmanget telasheve, nëse Zvicra dëshiron që të ketë një rast për të kaluar fazën e grupeve në Euro 2016.
Edhe vet futbollisti beson se kundërshtarët marrin urdhra nga menaxherët për të provokuar atë, shkruan Reuters.
I lindur në Kosovë në një familje shqiptare, Xhaka është krahasuar me Bastian Schweinsteigerin e Gjermanisë nga ish-trajneri i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld për mënyrën se si ai menaxhon mesfushën e Zvicrës. Ai vazhdon të mbetet lojtari më i rëndësishëm i tyre.
I emëruar si “Ajnshtajni i Vogël” për interesin e tij ndaj shkencës, Xhaka kishte shqyrtuar që të luajë për Shqipërinë, po që ka thënë se ishte shmangur nga Federata e Futbollit të Shqipërisë.
Zvicra dhe Shqipëria kanë rënë sipas shortit të luajnë në grupin e njëjtë dhe Granitit kështu do të luajë kundër vëllait të tij Taulantit.
Xhaka hapur kishte deklaruar se mbështet kampanjën e Kosovës për pranim në organizatat ndërkombëtare, ku ka thënë se do të shqyrtojë edhe kalimin, transmeton Klan Kosova.