Lajmet e fundit

Skuadra e Arsenal është në qendër të vëmendjes tash e sa kohë. Fillimisht për shkak të rënies në tabelë pas gjysmës së ndeshjeve në kampionat, ku nga kjo ka dalë tema nëse duhet të shkarkohet edhe trajneri Arsene Wenger.
Pas kësaj ka rrjedhur se edhe një pjesë e futbollistëve të skuadrës, duhet të shiten në mënyrë që klubi të mund të konkurrojë për titull.
E në mesin e tyre nuk janë shqiptarët Granit Xhaka e Shkodran Mustafi, transmeton Klan Kosova.
“Pavarësisht vështirësive në sezonin e parë dhe kritikave me të cilat u përballë nga trajneri rreth ndërhyrjeve, Xhaka ka treguar në shikim të parë, cilësitë e tij në disa ndeshje. Qarta një lojtar që është më i mirë në pasim përtej vijës se sa të luajë si mesfushorë nga zona në zonë. Zvicerani pritet që shenjën e tij ta lë në Premier League, me Arsenalin – nga sezoni i ri”, shkruan në artikullin e përgatitur për secilin futbollist të Arsenal, nëse duhet shitur apo mbajtur.
“21 ndeshje i pamposhtur nga fillimi sezonit, Shkodran Mustafi, ka nisur karrierën duke maskuar një pjesë të mangësive të tij në mbrojtje. Sidoqoftë, gabimi i rastësishëm i 24 vjeçarit që pritet dhe që përgjithësisht duket është kur ai thirret mbrapa. Një sezonë i parë në Angli i ka dhënë atij njohurit për të ecur më përpara dhe kështu që më shumë pritet nga ai në sezonin e ri”, shkruan Goal.com për Mustafin.