Lajmet e fundit
Mbrojtësi shqiptar, Taulant Xhaka raportohet se ka arritur marrëveshje me Fiorentinën.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka qenë i kërkuar nga zyrtarët e Violas, ndërsa sipas Gazzeta dello Sport transferimi i tij në Itali është shumë afër të ndodhë.
Çmimi që duhet të paguajë Fiorentina drejt Baselit për ta lënë të lirë Xhakën, kap vlerën prej 4 milionë euro.
Por që zyrtarët e klubit italian kanë thënë se dëshirojnë një çmim më të ulët.
Xhaka ka një përvojë në ligën zvicerane dhe poashtu në garat ndërkombëtare, kështu që nuk do ta kishte të vështirë për t’i treguar aftësitë e tij në Serie A.