Lajmet e fundit

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka thënë se sot është ditë historike për Shqipërinë.
Përmes një postimi në Twitter, ajo shton se pas një një pritjeje të gjatë, dita e sotme legjitimon punën dhe angazhimin e palodhur. Po ashtu, thekson se rruga përpara është më e vështirë dhe kërkuese.
“Ditë historike për Shqipërinë! Ka qenë një pritje e gjatë, por dita e sotme legjitimon gjithë punën dhe angazhimit tonë të palodhur. Rruga përpara është më e vështirë dhe kërkuese, por sot shqiptarët mund të gëzohen për arritjen e këtij momenti të rëndësishëm në procesin e tyre të integrimit në BE”, ka shkruar Xhaçka.
https://twitter.com/xhacka_olta/status/1549306965121290240?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1549306965121290240%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fa2news.com%2F2022%2F07%2F19%2Fhapja-e-negociatave-xhacka-dite-historike-per-shqiperine-rruga-perpara-eshte-me-e-veshtire%2F