Lajmet e fundit

Xavi Hernandez është pensionuar nga futbolli më 20 maj 2019, teksa vetëm një javë më vonë ai tashmë u bë trajner te skuadra e Al Sadd për të trajnuar ish-shokët e tij të skuadrës.
Ish-kapiteni i Barcelonës tashmë ka fituar gjashtë trofe si trajner në pak më shumë se dy vjet, në të cilin ai ka ndërtuar një ekip ku ka instaluar filozofinë e tij të futbollit, pasi i ashtuquajturi 'Tiki-TaQatar' i Al-Sadd ka ofruar momente magjike tek fansat.
Në një video për The Coaches 'Voice, Xavi shpjegoi filozofinë e tij të stërvitjes dhe përmendi taktikat të cilat ai synon që ekipi i tij t’i ndjekë.
"Ekipi duhet të ketë të ketë topin dhe të krijojë epërsi numerike në sulm pas një faze mbrojtëse me presion të lartë", theksoi Xavi.
Më poshtë mund ta shikoni të gjithë videon e Xavit në The Coaches 'Voice.