Lajmet e fundit
Xavi: Iker Casillas meriton trajtim më të mirë. Ai ka bërë shumë për Madridin dhe Spanjën.

Mesfushori i Barcelonës, Xavi, i cili tashmë ka vendosur që të largohet nga “Camp Nou” për t’u transferuar në Katar, ka folur për portierin e Real Madridit, Iker Casillas.
Gardiani madrilen nuk po kalon periudhe të mirë tek Los Blancos, madje, sipas mediave spanjolle, reprezentuesi spanjoll është duke e menduar largimin nga “Bernabeu”.
Xavi thotë se nuk i pëlqen aspak ajo çfarë po ndodh me Casillasin.
Ai mendon se është e padrejtë kjo që po ndodh me portierin spanjoll, sepse sipas tij, Casillas ka bërë shumë për Real Madridin dhe Spanjën.
“Nuk më pëlqen se çfarë po ndodh me Iker dhe kjo është e padrejtë për të”, tha Xavi.
“Ai ka bërë shumë për Madridin dhe Spanjën. Ai meriton trajtim më të mirë”.