Lajmet e fundit
Ish mesfushori i Barcelonës nuk sheh asnjë arsye pse ish shefi i tij të mos e fitojë Premierligën dhe Ligën e Kampionëve këtë edicion.

Xavi beson se nuk ka arsye pse Pep Guardiola të mos e drejtë Manchester City kah triumfi në Premierligë dhe Liugën e Kampionëve.
Pas suskeseve të mëdha me Barcelonën dhe Bayern Munich, strategu katalunas kaloi tek City, me synimin për ta bërë një nga skuadrat më të respektuara në Europë.
Guardiola ia ka arritur mirë qëllimit duke e drejtuar skuadrën në pesë fitore në Ligë dhe mposhtur Borussia Monchengladbach në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.
Dhe Xavi beson se 45 vjecari do të ketë sukses të madh në Etihad Stadium, duke fituar secilin titull të mundshëm.
“Pep është fitimtar. Ai do të dojë të fitojë gjithcka këtë edicion me Manchester City dhe unë nuk shoh ndonjë aryse pse kjo të mos ndodh”.
“Ai e fitoi tripletën me Barcelonën dhe mund të fitojë tre apo katër tituj këtë edicion. Ai do t’i synojë të gjitha”. /klankosova.tv