Lajmet e fundit
Sipas mesfushorit kreativ spanjoll, Xavi, braziliani Neymar duhet të përmirësoj sjelljet në fushë.

Ish-kapiteni i Barcelonës, Xavi mendon se Neymar duhet ta ndryshojë sjelljen në fushë, pasi disa gjëra që mund të jenë të pranueshme në Brazil mund të mos jetë edhe në Evropë.
Mesfushori i referohej momenteve të fundit të finales së Copa del Rey kur Neymar u mundua të kaloj në mënyrë ekstarvagante një nga kundërshtarët, gjë që shkaktoi reagime të ashpra.
“Ai duhet t'i përmirësojë sjelljet e tij. Gjëra të tilla mund të jenë të pranueshme në Brazil, por jo edhe në Spanjë”.
"Neymar është i jashtzakonshëm, punëtor dhe i sinqertë, por ka në gjene lojën braziliane me truqe, që këtu shikohet si mungesë respekti”.
Xavi me këto komente i bashkohet listës së futbollistëve që shprehin mospajtim për sjelljet e Neymar në fushë.