Lajmet e fundit

Legjenda e Barcelonës që tani është pjesë e Al-Sadd, Xavi, ka treguar se si Lionel Messi dhe Javier Mascherano nuk e shijonin lojën për kombëtaren gjatë kohës sa spanjolli ishte bashkëlojtar me ta.
“Argjentina nuk e kishte fatin e nevojshëm që titulli të arrihet”, tha ai për TyC Sports.
“Ata do të duhej të ishin më të bashkuar në mënyrë që ta fitojnë një trofe të rëndësishëm”.
“Kur isha në Barcelonë, kisha ndjenjën që [Messi dhe Mascherano] nuk kënaqeshin duke luajtur për ekipin e kombëtares”.
“Në Argjentinë, lojtarët që shkojnë në kombëtare nuk janë të vlerësuar, kualifikimet janë të tmerrshme, nuk e kuptoj kritikën drejtuar ndaj tyre”, shtoi ndër të tjera Xavi.