Lajmet e fundit
Legjenda blaugrana ka lavdëruar mesfushorin e Gunners duke shtuar se është mëkat që është lënduar kaq herë.

Ikona e Barcelonës, Xavi beson se Jack Wilshere mund ta bëjë dallimin për Arsenalin dhe Anglinë.
23 vjeçari konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të gjeneratës së tij, por lëndimet nuk ia kanë bërë të mundshme ta tregoj veten.
Por Xavi nuk ka dyshime për aftësitë e anglezit, të cilin e sheh si lojtar me potencial të madh.
“Ai luajti një ndeshje të shkëlqyeshme ndaj Barcelonës në vitin 2011”.
“Të mos e harrojmë që ishte vetëm 20 ose 21 vjeçar. Është mëkat që është lënduar kaq shumë herë”.
“Nëse gjen formën dhe vijimsinë ai mund ta bëj dallimin për Arsenalin dhe Anglinë”.