Lajmet e fundit
Gjermani ka qenë krucial për skuadrën e Zinedine Zidane gjatë rrugëtimit të këtij edicioni, duke marrë lëvdata edhe nga ikona e katalunasve

Legjenda e Barcelona, Xavi, i ka thurur lavde mesfushorit të Real Madrid, Toni Kroos, duke e cilësuar si pasardhës të tij në mesfushë.
Xavi u bë ikonë e futbollit pasi doli nga akademia e katalunasve, duke u bërë një nga mesfushorët më të mirë ndonjëherë.
Kroos nga ana tjetër u transferua në Santiago Bernabeu nga Bayern Munich, duke u kthyer në njeriun kryesor të mesfushës së skuadrës mbretërore.
"Mendoj që Kroos është motori i Real Madrid", ka thënë Xavi.
"Loja e tij ma kujton veten. Besoj që ai është pasardhësi im në mesfushë".