Lajmet e fundit
Ish mesfushori i skuadrës nga Camp Nou i ka thurur lavde legjendës holandeze, që ndërroi jetë të enjten.

Legjenda e Barcelonës, Xavi ka thënë se Johan Cruyff është babai i Barcelonës moderne.
Xavi, që tani luan në Katar, ia ka atribuar holandezit filozofinë e famshme të Barcelonës.
Por ai ka mohuar se trajneri i ri i skuadrës, Luis Enrique, ka krijuar filozofi të re.
“Ndërrimi i filozofisë së Barcelonës është gjë e vështirë. Dhe do të ishte gabim i madh”.
“Johan Cruyff i ka vënë themelet e kësaj filozofie 30 vjet më parë dhe asgjë nuk ka ndryshuar që atëherë”.
“Secili menaxher i ka idetë e tij për mënyrën e lojës së skuadrës, por asnjë nuk e ka prekur filozofinë e lojës”.