Lajmet e fundit
Skuadra nga Camp Nou fitoi La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve dhe ish kapiteni mendon se mund ta bëjë prapë.

Xavi thotë se kampionia e Spanjës dhe Europës mund të fitojë tripletën edhe këtë sezon.
Barcelona ishte një nivel më lartë se të gjitha skuadrat tjera sezonin e shkuar duke fituar La Ligën, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve.
Xavi luajti rol të rëndësishëm në këtë sukses dhe 35 vjeçari që tani luan për Al Saad beson se ish skuadra e tij mund ta përsërisë atë sukses.
“Skuadra ka mundësi për ta bërë këtë gjë. Kanë një trajner të mrekullueshëm, metodik dhe lider”.
“Poashtu Barca ka lojtarët më të mirë në botë”.
“Do të jetë e vështirë, por shpresoj nga thellësia e zemrës që ta arrijnë këtë gjë”.