Trajneri i ardhshëm i Real Madridit, Xabi Alonso, ka bërë të qartë se klubi duhet të sigurojë një qendërmbrojtës dhe një mbrojtës të majtë sa më shpejt të jetë e mundur.
Kërkesa e tij vjen në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, me Madridin që synon të forcojë mbrojtjen.
Klubi pritet të veprojë shpejt për të plotësuar kërkesat e Alonsos i cili e ka dëshmuar veten si trajner te Leverkuseni.
Në anën tjetër, janë po këto dy pozita për të cilat Reali ka vuajtur më së shumti gjatë këtij sezoni.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.