Lajmet e fundit

Kompania zbavitëse e mundjes, World Wrestling Entertainment, nuk është më pronë e familjes McMahon pas gati 70 vjetësh.
Kjo kompani iu shit grupit Endeavor Group Holdings të hënën, duke hyrë kështu në të njëjtën ombrellë me kompaninë e arteve marciale, UFC.
Teksa UFC-ja vlen 12.1 miliardë dollarë, WWE-ja vlen 9.3 miliardë dollarë, duke çuar kështu vlerën e tyre të përbashkët në 21.4 miliardë dollarë.
“Bashkë ne do të jemi një fuqi 21 miliardëshe e sporteve live dhe atyre zbavitëse me një bazë fansash kolektive prej mbi një milion njerëzve dhe me një mundësi të madhe për t’u rritur”, ka thënë mcMahon.