Lajmet e fundit

World Central Kitchen (WCK) do të rifillojë punën e saj në Gaza - katër javë pasi shtatë nga punonjësit e saj të ndihmës u vranë në një sulm ushtarak izraelit.
Ndër viktimat ishin tre shtetas britanikë që ishin pjesë e ekipit të sigurisë së bamirësisë.
WCK ka shpërndarë më shumë se 43 milionë vakte ushqimi në Gaza dhe përbën më shumë se 60% të të gjithë ndihmave ndërkombëtare joqeveritare, shkruan Sky News, përcjell Klankosova.tv.