Evan Rachel Wood është duke folur kundër ish të fejuarit të saj, Marilyn Manson, për të cilin ajo thotë se e abuzoi për vite me radhë.
Aktorja 33-vjeçare kishte folur më parë publikisht se kishte qenë në një marrëdhënie abuzive, por ajo kurrë nuk e ka dhënë emrin e abuzuesit deri më tani.
Marrëdhënia e Evan dhe Marilyn u bë publike në janar të vitit 2007, kur ajo ishte 19-vjeçe. Ata u fejuan në janar 2010, por shtatë muaj më vonë i dhanë fund lidhjes.
Sot në Instagram ajo shkroi: Emri i abuzuesit tim është Brian Warner, i njohur në botë si Marilyn Manson. Ai filloi të më “pastronte” kur isha adoleshente dhe më abuzoi tmerrësisht për vite me radhë”, tha Evan në postimin e saj.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.