Lajmet e fundit

Wolves janë në bisedime që ta transferojnë mbrojtësin e krahut të djathtë të Valencia-s, Joao Cancelo, sipas Sky Italia.
24 vjeçari ka impresionuar si huazim te Interi sezonin e kaluar, dhe përfaqësohet nga Jorge Mendes i cili ka lidhje të forta me Wolves.
Fituesit e Championship-it po e diskutojnë një shumë prej 40 milionë eurosh për përfaqësuesin e Portugalisë.