Lajmet e fundit
Drejtori sportiv i skuadrës se Wolfsburg, Klaus Allofs ka bërë me dije se futbollisti i tyre, Ivan Perisic nuk do të shitet tek Inter.

Interi është raportuar se ka ofruar dy mundësi për Wolfsburgun vetëm për ta pasur në radhët e veta, Perisicin.
Dy milionë për ta marrë në huazim, ose plus 18 milionë të tjerë për ta blerë atë përfundimisht.
Por, Allofs ka thënë që skuadra nuk ka përfitim me shitjen e lojtarit kontrata e të cilit skadon në vitin 2017.
"Nuk e kemi ndërmend ta shesim" ka thënë ai.
Agjenti i lojtarit ka thënë se problemi nuk është as te lojtari as te vet ai, por marrëveshja duhet arritur mes Interit dhe Wolfsburgut.
Perisic u bashkua me Wolfsburgun në vitin 2013, kur u transferua nga Borussia Dortmund.