Lajmet e fundit

Futbollistët e Wolfsburgut për herë të parë në historinë e tyre e kanë fituar kupën e Gjermanisë, pasi në Berlin e kanë mposhtur Borussia Dortmund me rezultat 3:1.
Borussia udhëhoqi në minutën e pestë me golin e Aubameyang, kurse barazoi Luiz Gustavo në 22.
“Ujqit” kaluan në epërsi me anë të Kevina De Bruyne (33), kurse rezultatin final 3:1 e shënoi Bas Dost në minutën 81, transmeton Klan Kosova.
Ky është suksesi i dytë më i madh i Wolfsburgut, pasi në sezonin 2008-2009 ishte kampion i Gjermanisë.
Trajneri i Borussia, Juergen Klopp, i cili shtatë vjet e drejtoi klubin, nuk arriti të përshëndetet me trofe.
Klopp e nxori nga bankroti klubin nga Dortmundi, duke i fituar me të dy tituj kampioni gjerman, kupën e Gjermanisë dhe finalen e Ligës së Kampionëve.