Lajmet e fundit
Mesfushori belg është duke synuar kalimin në Serie A.

Alex Witsel mund t’i bashkohet Milanit.
Belgu nuk ka pranuar që ta vazhdojë kontratën e tij me Zenit St Petersburg, pasi sipas medieve italiane është duke kërkuar një hap më tutje në karrierën e tij.
Për ta arritur këtë qëllim mesfushori ka angazhuar agjentin e tij për të kërkuar marrëveshjen më të mirë të mundshme.
Witsel tek skuadra ruse kaloi nga Benfica në vitin 2012.