Reese Witherspoon po angazhohet në Legaly Blonde 3!
Aktorja e Big Little Lies ka folur rreth vazhdimit të shumëpritur të këtij projekti filmik.
“Ajo është një karakter shumë i dashur. Ju thjesht doni që ajo të shkojë në rrugëtimin e heroit sikur në filmin e parë dhe po kënaqem shumë duke punuar në të”, tha ajo për karakterin e saj, Elle Woods.
“Ne e kemi skriptën, por ende nuk kemi xhiruar asgjë”, vazhdoi ajo.
Legally Blonde u publikua më 2001, ndërkaq Legally Blonde 2:Red, White & Blonde u publikua më 2003. Tani pritet që Legally Blonde 3 të publikohet më 14 shkurt të vitit 2020.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.