Windows 10 është falas për përdoruesit e Windows 8 dhe Windows 7. Shefi i marketingut i Windows Yusuf Mehdi paraqiti një ditë më parë të dhënat, me disa statistika interesante për sistemin e ri operativ të Microsoft.
Më shumë se 90 mijë kompjutera dhe tabletë unikë kanë instaluar Windows 10 në 192 vende. Afërsisht, çdo vend në planet. Pronarët e Xbox One kanë transmetuar afërsisht 122 vite duke luajtur lojëra në kompjuterët e Windows 10.
Më e rëndësishmja, Mehdi bën të ditur se Windows Store për Windows 10 ka qënë gjashtë herë më i shkarkuar për pajisje se Windows 8. Ky është një fillim mjaft inkurajues për qëllimin kryesor të Microsoft, të arrijë 1 miliardë përdorues të Windows 10, transmeton Top Channel.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.