Lajmet e fundit

Mesfushori i Arsenal, Jack Wilshere do të fillojë nga minuta e parë takimin që Kombëtarja e Anglisë, do ta zhvillojë kundër Turqisë.
Ky takim është miqësor e që do të fillojë nga ora 18:15, shkruan Goal.com.
Wilshere është duke u rikthyer pas një lëndimi të gjatë, e kjo paraqitje e tij vjen pas përparimit që ka bërë në fitnes, para Euro 2016.
Kështu, Tre Luanëve do të iu prijë Gary Cahill në mungesë të Wayne Rooney, transmeton Klan Kosova.