Lajmet e fundit

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere ka thënë se sezoni i ri që është në prag për të filluar, në fund lehtë mund të jetë edhe sezoni i Arsenalit.
Ai ka thënë se skuadra e tij ka shumë gjasa që të gritë trofeun e Preimer League, që të cilën nuk e ka bërë nga sezoni 2004/2005.
Gunners sezonin e fundit e filluan jo shumë mirë, por që në fund patën një ngritje të madhe, duke fituar 18 nga 26 ndeshjet e fundit në kampionat.
"Nëse fillojmë me një formë aq të lartë sikur se e përmbyllen sezonin e kaluar, nëse e mbajmë topin mirë dhe fitojmë duelet në mbrojtje atëherë kemi gjasa reale që të fitojmë titullin"
"Ne e duam titullin, tash jemi shumë të fortë dhe po ashtu të bashkuar. Kemi blerë lojtar të klasit botëror dhe së fundmi edhe një portier shumë të mirë. Kështu që ne ndjehemi se jemi në një pozicion të fortë" ka thënë Wilshere, transmeton Klan Kosova.
Anglezi ka folur edhe për veten, duke shtuar se ka qenë i kënaqur me formën në fund të sezonit pas rikthimit dhe që tash mezi pret të fillojë edicioni i ri.