Lajmet e fundit

Mesfushori i Arsenal, Jack Wilshere ka deklaruar se nuk dëshiron që të përfundojë sezoni.
Kjo deklaratë e tij ka ardhur pas paraqitjes së tij me skuadrën pas një periudhe të gjatë nga lëndimi.
“Ndihem mirë. Kjo është krejt çka kisha nevojë, një ndeshje intensive dhe me shumë presion.”
“Të dy klubet e donim fitoren por në fund duhej të pajtoheshim me barazim”, ka thënë Wilshere pas ndeshjes me Manchester Cityn.
“Nuk dua që të përfundojë sezoni, unë sapo fillova, ndihem i freskët, me shpresë që mund të kem minuta më shumë në javën tjetër dhe më pas do të shohim se çka do të ndodh”, ka thënë 24 vjeçari, transmeton Klan Kosova.