Lajmet e fundit
23 vjeçari ka pasur konkurrencë të fortë për pozitën e tij, derisa Arsene Wenger pranon se mesfushori mund të përdoret më gjerë.

Jack Wilshere ka njoftuar se do të takohet me Arsene Wenger, për të diskutuar për rolin e tij tek Arsenal, para fillimit të sezonit të ri.
Mesfushori mbeti për pesë muaj jashtë fushave të blerta pas një operacioni në gju sezonin e shkuar.
Wilshere u kthye në aksion në fitoren 4-0 të Arsenalit ndaj Aston Villa, në finale të FA Cup.
“Nuk kam folur ende me trajnerin për planet që ai ka për mua”, tha Wilshere.
Për momentin jam i koncentruar në përmirësim të fitnesit”.
“Konkurrenca në mesfushë është e madhe”.
“Ndaj, i kam kërkuar trajnerit që të kthehem më herët; më vonë edhe të bisedoj me të”.