Lajmet e fundit
Trajneri i Belgjikës ka thënë se e kupton pse përballja e të martës ndaj La Rojas është anuluar, ndërsa ka propozuar që të shtyhet për një datë tjetër.

Marc Wilmots ka thënë se miqësorja me Spanjën është anuluar sepse “jetët e njerëzve janë më të vlefshme se futbolli”.
Autoritetet vendosë që ta anulojnë përballjen e së martës shkaku i shqetësimeve për sigurinë, pas ngjarjeve të së premtes në Paris.
De Bosque ka thënë se skuadra e tij nuk ishte frikësuar, por ka pranuar vendimin e marrë nga Federata Belge e Futbollit.
Megjithëse i zhgënjyer, Wilmonts beson se siguria është mbi të gjitha.
“Nuk do të luajmë sonte, jeta vazhdon”, ka thënë ai jashtë hotelit të skuadrës.
“Në 11.30 mbrëmë mora lajmin se ndeshja është anuluar. Tani duhet të largohemi nga hoteli dhe lojtarët të kthehen në klubet e tyre”.
“E kuptoj vendimin. Jetërat e njerëzve janë më të rëndësishme se një ndeshje futbolli”.