Lajmet e fundit

Trajneri i kombëtares së Belgjikës, Marc Willmots është shprehur me plot nervozë për komentet e medieve lidhur me paraqitjen e skuadrës në Euro 2016.
Tekniku u shpreh se skuadra e tij është vënë nën presion që nga fillimi i këtij kompeticioni nga ana e mediave.
Por pavarësisht kësaj Willmots ka besim se në takimin e radhës Belgjika do të dijë të bëjë një paraqitje akoma dhe më të mirë se ajo ndaj Italisë.
“E vërteta është se media na kë vënë nën presion dhe kjo ka ndikuar jo pak në radhët e ekipit. Shumë njerëz harrojnë që kualifikimi i Belgjikës për në Euro 2016 është kurorëzimi i një pune intensive, që ka zgjatur plot katër vjet. Unë kam besim të plotë tek futbollistët e mi, por media dhe tifozët nuk duhet të presin që ne të dalim kampionë europe, pasi rivaliteti është i madh".