Lajmet e fundit

Willian e ka qartësuar të ardhmen e tij te Chelsea duke thënë se do të qëndrojë tek Të Kaltrit.
"E ardhmja ime është këtu", ka thënë 30 vjeçari. "E kam edhe një vit e gjysmë në kontratën time dhe dua të qëndroj deri kur të kryhet".
"Nuk e di nëse klubi do që unë të nënshkruaj një kontratë të re, por fokusi im është këtu. Do të doja një kontratë të re. Nëse e duan, e dua edhe unë".
Braziliani ishte përfolur për një transferim te Barcelona por si duket kjo temë tashmë qenkësh mbyllur.