Lajmet e fundit

Ylli i Chelsea-s, Willian, dëshiron që t’i bashkohet Barcelonës, por Të Kaltrit nuk duan që ta shesin lirë, sipas Mundo Deportivo.
Braziliani i cili i mbush 30 vjet muajin e ardhshëm, është gati që ta shfrytëzojë mundësinë e tij të fundit për një transferim madhor, pavarësisht se kontrata aktuale e lidh atë për “Stamford Bridge” deri më 2020.
Por, Chelsea do t’i kërkojë 80 milionë euro për të, e që mund ta shpie Barcelonën drejt fokusimit në opsione të tjera.