Lajmet e fundit
Mesfushori brazilian ka thënë se është i bindur që skuadra është në rrugë të drejtë për të rikthyer formën.

Willian beson se Chelsea është duke bërë ndreqjet e nevojshme pas fitores 2-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Dinamo Kievit të mërkurën mbrëma.
Skuadra kampionë e Premierligës ka pësuar gjashtë humbje në 11 ndeshjet e para të edicionit të ri, duke u renditur kështu në pozitën e 15-të.
Blutë poashtu kanë pasur probleme edhe në Ligën e Kampionëve, por të mërkurën fituan në Stamford Bridge, duke u ngjitur kështu në vendin e dytë në Grupin G.
“Vetëbesimi është duke na u kthyer bashkë me rezultatet”.
“Duhet të vazhdojmë kështu, të luftojmë në fuhsë. Kemi humbur disa ndeshje, por tash jemi duke u përmirësuar”.
“E dimë që duhet të bëjmë më shumë, por jemi në rrugën e duhur”.
“Të mërkurën laujtëm mirë, megjithëse patëm disa momente të vështira”.
“Përgjithësisht ishte ndeshje e mirë për ne”.