Aktori Will Smith ndau detaje të reja në lidhje me martesën e tij 23-vjeçare gjatë një interviste për GQ, në ballinën e së cilës do të qëndrojë për numrin e nëntorit.
"Jada kishte anëtarë të familjes që kishin një marrëdhënie jokonvencionale. Kështu ajo u rrit në një mënyrë që ishte shumë e ndryshme nga ajo se si unë u rrita. Kishte diskutime të rëndësishme të pafundme rreth asaj që është përsosmëria relacionale? Cila është mënyra e përsosur për të bashkëvepruar si çift? Dhe për pjesën më të madhe të marrëdhënies sonë, monogamia ishte ajo që ne zgjodhëm, duke mos menduar për monogaminë si përsosmërinë e vetme relacionale."shpjegoi ai.
Sidoqoftë, 53 vjeçari refuzoi të japë detaje të tjera për revistën, por zbuloi informacione të reja në lidhje me martesën e tij me Jada Pinkett Smith, shkruan People, transmeton Klankosova.tv.
"Ne i kemi dhënë besim dhe liri njëri -tjetrit, me besimin se secili duhet të gjejë rrugën e vet. Dhe martesa për ne nuk mund të jetë burg. Unë nuk sugjeronj këtë rrugë për këdo. Por përvojat që liritë që ne i kemi dhënë njëri -tjetrit dhe mbështetja pa kushte, për mua, janë përkufizimi më i lartë i dashurisë. "
●●●
ASHKRIMI NGA
A.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.