15.01.2019 · përditësuar para 2738 dite1 min lexim
Will Smith po e xhiron një skenë të filmit aksion!
Aktori 50-vjeçar është parë duke punuar në projektin më të ri filmik “Bad Boys For Life” në Atlanta.
Will është parë duke xhiruar një skenë vrapi, derisa Martin ishte aty me një fashë që mbulonte prerjen në ballin e tij.
Në sheshxhirim Will ishte në shoqërinë e kolegut të tij, Martin Lawrence.
Në këtë film, të dytë janë duke i ribërë rolet e tyre si policët e Majamit me emrat Mike Lowry dhe Marcus Burnett, film i cili pritet të dalë në kinema në janar të vitit 2020.
Filmi i parë ishte publikuar në vitin 1995, duke u pasuar nga vazhdimi i tij në vitin 2003.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EV
SHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.