Will Smith, Jada Pinkett Smith dhe familja e tyre janë mirë pas një incidenti të raportuar.
Zjarrfikësit dhe një ambulancë shkuan drejt shtëpisë së tyre 42 milionë dollarëshe në Calabasas, Kaliforni, të hënën dhe tani zyrtarët kanë folur rreth kësaj ngjarjeje për Page Six, transmeton Klankosova.tv.
Një dëshmitar tha se një zjarr shpërtheu diku në njërën prej pronave, duke shkaktuar dëme të mëdha nga tymi.
Një zëdhënës i zjarrfikësve të qarkut Los Angeles konfirmoi të martën se kishte një "zjarr në strukturë" që shkaktoi "dëme nga tymi", por detajet se ku ndodhi zjarri në pronën prej 150 hektarësh, e cila ishte shuar tashmë kur mbërritën zjarrfikësit , nuk u bënë të qarta.
Nuk pati të lënduar, njoftoi gjithashtu zyrtari.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.