Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO, Matthew Whitaker, ka shkruar për vizitën e ditës së djeshme që e ka pasur në KFOR dhe takmin me kreun e saj gjeneralin turk, Ozkan Ulutash.
Whitaker ka thënë se SHBA është aleati më i fuqishëm i Kosovës që po e ndihmon edhe në rritjen e kapaciteteve për të mbrojtur veten.
“Për më shumë se 26 vjet, SHBA-të e kanë mbështetur KFOR-in si një shtyllë stabiliteti. Pata një takim të rëndësishëm me Gjeneral Major Ozkan Ulutas, Komandant i KFOR-it, për të diskutuar misionin tonë në Ballkanin Perëndimor. Ne jemi partneri më i fortë i Kosovës, duke rritur aftësinë e vendit për të mbrojtur veten. Ndërsa u bëjmë thirrje aleatëve të marrin përgjegjësi më të mëdha për sigurinë evropiane, KFOR-i mbetet kritik për një rajon të sigurt dhe rezilient”, ka shkruar ai në X transmeton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.