Facebook pranoi të paguante më shumë se 19 miliardë dollarë për të blerë WhatsApp në 2014.
Multiplatforma e shërbimit të mesazheve, WhatsApp, ka kaluar tashmë numrin e një miliardë përdoruesve aktivë në muaj, ka bërë të ditur vetë kompania në blogun e saj, shkruan Top Channel.
“Afërsisht është një në shtatë persona në Tokë që përdor WhatsApp çdo muaj për të qëndruar në kontakt me të afërmit, miqtë dhe familjarët”, thuhet në postimin në blog.
Aplikacioni, rrjeti më popullor i mesazheve në botë, është i vlefshëm për çdo sistem operativ të celulcarëve. Së fundmi, hoqi dorë dhe nga tarifimi mujor prej 99 cent.
Në vend të tarifimit të përdoruesve, WhatsApp thotë se do të punojë në lidhjen e biznesit me konsumatorët e tyre në këtë shërbim.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.