West Hami ka shënuar fitore të madhe ndaj Brighton & Hove Albion me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së tretë në Premier League.
Serinë e golave e nisi Ward-Proëse, në minutën e 19’. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Bowen dyfishoi epërsinë e West Hamit, në minutën e 58’. 5 minuta më vonë Antonio trefishoi epërsinë.
Golin e vetëm për “Pulëbardhat” e realizoi Gross në minutën e 81’.
West Hami pas fitores kalon në vendin e parë me shtatë pikë të grumbulluara nga tri ndeshje, teksa Brightoni pozicionohet në pozitën e katërt me gjashtë sosh. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.