Lajmet e fundit

West Ham United po mban bisedime me mesfushorin e Paris Saint-Germain, Javier Pastore sipas Sky Sports.
Përfaqësuesi i Argjentinës nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës këtë verë, pasi që po e nxeh bankën rezervë në “Parkun e Princave”.
Ai po e shqyrton mundësinë që të largohet nga kryeqyteti francez, ndërkaq kampioni i Ligue 1 po kërkon diku rreth 20 milionë euro.