Lajmet e fundit

West Ham po interesohet në transferimin e mesfushorit të Chelseas, Danny Drinkwater, raporton The Sun.
Ish-kampioni i Anglisë me Leicester City-n, ka dështuar ta gjejë veten te kampioni në fuqi i Anglisë, të cilit iu bashkua verën e kaluar.
Raportet pohojnë që ish-mesfushori i ‘Dhelprave’ mund të transferohet te klubi tjetër londinez, përmes kryerekrutuesit aktual të Leicester-it, Eduardo Marcia, të cilin po ashtu dëshiron që ta marrë në radhët e veta West Ham.