Lajmet e fundit

West Hami është kampion i edicionit të Conference League pas fitores 1-2 ndaj Fiorentinas.
Të parët që kaluan në epërsi ishin anglezët me anë të Benrahma i cili shënoi në minutën e 62-të nga penalltia.
Ndërsa, vetëm pesë minuta më vonë ishte Bonaventura i cili barazoi shifrat në 1-1.
E, në minutën e 90-të të takimit, Bowen shënoi golin e fitores për West Hamin i cili shfrytëzoi për mrekulli pasimin e Paquetas.
Me këtë fitore, West Hami ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League sezonin tjetër.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber