Lajmet e fundit

Skuadra e West Hamit ka arritur një fitore të madhe.
West Ham United ka arritur të mposhtë Chelsean me rezultat 3:2.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi në minutën e 28-të me golin e Thiago Silvas.
Vendasit arritën të barazojnë në minutën e 40-të përmes Manuel Lanzinit që shënoi nga penalltia.
Ndërkohë krejt në fund të pjesës së parë në minutën e 44-të Mason Mount realizoi për 1:2.
Në pjesën e dytë ndodhi befasia ku vendasit shënuan dy herë për të arritur përmbysjen e rezultatin.
Jarred Bowen fillimisht shënoi në minutën e 56-të për të barazuar shifrat në 2:2.
Ndërsa rezultatin përfundimtarë 3-2 e vulosi Arthur Masuaku në minutën e 87-të për 3:2.
Chelsea tani ka 33 pikë në pozitën e parë, ndërsa West Hami ka 27 pikë në pozitën e katërt.