Lajmet e fundit

Chicharito drejt West Ham West Ham United raportohet se është i gatshëm për të transferuar sulmuesin e Manchester United, Javier Hernandez - Chicharito.
Meksikani nuk arriti që të tregojë veten në huazim te Real Madrid, ndërsa as Van Gaal nuk e ka në planet tij. Kështu që largimi i tij është i pashmangshëm.
Nëntë milionë është vlera e mjeteve që drejtuesit e West Ham ka përgatitur në drejtim të United, për Chichariton.
Bilic shpreson që t'i sigurojë shërbimet e Chicharitos, pasi atë e konsideron si çelësin e sulmit për skuadrën e tij, transmeton Klan Kosova.