Lajmet e fundit

Portieri i Chelsea-s, Willy Caballero, ka dalë si opsion i mundshëm transferimi i West Ham United, pohon The Evening Standard.
Londinezët janë në kërkim të një portieri, pasi që Adrian pritet të largohet nga klubi këtë verë.
Në anën tjetër, Caballero do të jetë agjent i lirë muajin tjetër, dhe mund të luftojë për vendin e parë me Lukasz Fabianski-n te West Ham, në rast se Të Kaltrit nuk ia ofrojnë një kontratë të re.