Lajmet e fundit

Arsenali ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te West Ham United, me rezultat 6-0, në kuadër të xhiros së 24-të në Premier League.
Serinë e golave e nisi William Saliba me një gol në minutën e 32’. Ndërsa e vazhdoi Bukayo Saka me një gol në minutën e 41’, duke realizuar nga penaltia.
Vetëm tre minuta më vonë Gabriel Magalhaes e shënoi golin e katërt. Ndërsa golin e fundit në këtë pjesë e shënoi Leonardo Trossard në minutën e 47’.
Në pjesën e dytë, Topçinjtë shënuan edhe dy herë të tjera. Fillimisht Saka shënoi golin e pestë dhe të dytin në ndeshje në minutën e 63’.
Teksa, Declan Rice dy minuta më vonë realizoi një gol të bukur, për rezultatin përfundimtar 6-0.
Arsenali pas fitores shkon në kuotën e 52 pikëve duke u barazuar me pikë me Manchester Cityn dhe duke iu afruar Liverpoolit në dy pikë. /Klankosova.tv.